Ish-sulmuesi i njohur i Superligës Elis Bakaj ka gjetur sërish golin në takimin e sotëm që ekipi i tij Shakhtyor Soligorsk zhvilloi ndaj Slutsk.
31-vjeçari realizoi golin e dytë për skuadrën e tij në takimin që përfundoi në shifrat 3-1.
Deri më tani në ligën bjelloruse të futbollit ai ka shënuar 4 gola në 17 takime.
Ai kaloi në muajin mars nga Kukësi te Shakhtyor.