Të premten dhe të shtunën do të luhen ndeshjet e radhës në Superligën e basketbollit për meshkuj, si dhe në Kategorinë e Parë. Federata Shqiptare e Basketbollit ka publikuar axhendën zyrtare për 10 sfidat e programuara të luhen këtë fundjavë. Nesër (E premte) do të zhvillohen vetëm dy takime, përkatësisht në Kategorinë e Parë të femrave dhe meshkujve.
Në orën 14:00, vajzat e Partizanit do të presin Elbasanin në pallatin e sportit “Asllan Rusi”, ndërsa në orën 19:00, djemtë e Kamza Basket do të përballen me Elbasanin në pallatin e sportit të Kamzës. Më poshtë njihuni me të gjithë ndeshjet e kësaj jave.