Partizani do të largojë trajneri Adolfo Sormani. Mungesa në derbi ka vulosur përfundimisht edhe fatin e tij duke bërë që drejtuesit e klubit të kuq të marrin vendim për largimin e tij. Për momentin nuk është një vendim zyrtar nga ana e Partizanit, por një gjë e tillë mund të bëhet brenda këtyre ditësh dhe drejtimin e skuadrës pritet ta marrë Renato Kalari deri në fund të sezonit.
Kampionët në fuqi po mendojnë për trajnerin e ri dhe emri më I lakuar është ai I Ilir Dajës. Tekniku i Skënderbeut dhe në konferencën për shptyp nuk e mohoi një gjë të tillë, por e la të hapur mundësinë edhe pse do të pritet një vendim nga Gjykata Federale për të ardhmen e klubi korçar.
Partizani ka nisur kontaktet me Dajën për ta bindur që të firmosi, por gjithçka ngelet për t’u parë se çfarë do të ndodhë deri në fund të sezonit.