Korabi është një nga skuadrat më në formë në Grupin A, të Kategorisë së Parë. Dibranët kryesojnë grupin pas 6 javësh të luajtura deri më tani dhe sfida e radhës do të jetë ndaj Erzenit në transfertë.
Një ndeshje delikate që kërkon padyshim edhe mbështetjen e tifozerisë dhe për këtë arsye klubi ka vendosur autobuza në dispozicion për tifozët që kanë dëshirë të ndjekin ekipin e tyre në këtë transfertë. Në faqen zyrtare klubi është shprehur se në bazë të interesimit të lartë të tifozëve janë mundësuar disa mjete transfporti drejt Shijakut.
Postimi I Korabit: