Gjiganti gjerman i makinave Audi i kërkon yllit të Barcelonës Lionel Messi dhe shokëve të tij që të kthejnë makinat që kanë marrë pasi kontrata me Camp Nou ka përfunduar.
Messi dhe gjithë shokët e tij te Barcelona kishin mundësinë të zgjidhnin modelet më të fundit të markës Audi vitin e kaluar kur gjiganti gjerman i automobilëve u bë sponsor i Barcelonës, raporton The Sun.Kështu Messi zgjodhi një Audi RS 6 Avant me vlerë rreth 130,000 paund ndërsa Ivan Rakitiç zgjodhi një Audi Q7 me vlerë 65,000 paund.
Por tashmë që marrëveshja me yjet e Spanjës ka përfunduar, Audi ka kujtuar makinat e veta të cilët lojtarët e Barcelonës i merrnin në përdorim falas, shkruan newsbomb.al, ndërsa sipas drejtuesve të Audit ëështë vendosur që makinat të dorëzohen brenda 3 javëve në vazhdim. Përmes kontratës së firmosur vitin e kaluar mes Audit dhe Barcelonës, lojtarët kishin të drejtë të zgjidhnin nga modelet më të vogla e deri te prodhimet më të fundit.