Sezoni futbollistik është drejt fundit ndërsa te Vllaznia zhvillimet kanë qenë të shumta. Mirel Josa u zyrtarizua në krye të shkodranëve dhe menjëherë ka nisur nga puna. Tekniku kryeqytetas shfaqet mjaft i motivuar me kuqeblutë. Në stërvitjen e radhës ai nuk ka ngurruar të tregojë edhe cilësitë e tij teknike duke bërë xhonglime me topin.
Pikërisht këtë moment klubi shkodran e ka postuar në faqen zyrtare si për të treguar atmosferën pozitive që mbizotëron te kuqeblutë. Nesër Vllaznia luan kundër Egnatias dhe një fitore e mundshme mund të ndryshojë pozicionin e tyre në tabelë, në varësi të rezultateve të kundërshtarëve.