Të dielën, Teuta do të presë në shtëpi Tiranën, ndeshje e vlefshme për javën e 11-të të Superiores. Atmosfera në kampin durrsak duket tejet pozitive dhe 2 fitoret në ndeshjet e fundit kanë rikthyer qetësinë te “Djemtë e Detit”.
Sot është zhvilluar seanca e radhës stërvitore dhe është Rustem Hoxha që bën batuta me shokun e ekipit, Renato Arapajn. Ai ka postuar një foto në rrjetet sociale, ndërkohë që shkruan: “Nuk e sheh fare se e di që është gol”, përfundon duke qeshur shtatlarti i prapavijës durrsake.
Ndeshja Teuta – Tirana është programuar të zhvillohet në orën 16:45, në stadiumin “Niko Dovana” të Durrësit.