Cavani dhe Atletiko mund të mos bashkohen. Kjo ka bërë që klubi spanjoll të mendojë për planin B, i cili është Laccazette i Arsenalit. Francezi do ishte i lumtur me një kalim në Madrid. Nevoja për një sulmues te Atletiko është e madhe dhe nuk mund të shpresohet se gjithçka do shkojë mirë me Cavanin. Nëse dështon, atëherë El Cholo rrezikon të mbetet pa sulmuesin të cilin ai ka kohë që e kërkon. Ky do ishte një dështim I madh, pasi sezoni mund të shkojë dëm.
Fakti që ekipi në fjalë lufton në disa fronte, tregon se duhen përforcime. Laccazzete nuk po kalon momete të mria te Arsenali, pasi në ekipin londinez, herë aktivizohet herë jo. Francezi është kërkuar edhe më parë, por asnjëherë nuk është arritur marrëveshja. Nëse do kemi një të tillë, mbetet të shihet.