Atletiko Madrid-Villareal mund të hyjë në historin e futbolli spanjoll Sfida e programuar për t’u luajtur më 8 dhjetor mund të luhet në Amerikë, Miami. LA LIGA dëshiron që një prej ndeshjeve të kampionatit spanjoll të luhet në shtetin amerikan për të promovuar futbollin e Spanjës në vend të ndryshme të botës. Në gushtin e vitit 2018, LA LIGA firmosi një marrëveshje prej 15 vitesh me një kompani menaxhimi për të promovuar futbollin spanjoll në Amerikë.
Barcelona ka refuzuar disa herë që një ndeshje kampionati ta luajë jashtë Spanjës. Tashmë të dyja ekipet kanë dhënë miratimin e tyre që kjo ndeshje të luhet në “Hard Rock Stadium” me një kapacitet prej 65 mijë vendesh dhe ku janë luajtur 5 finale Super Bowl. Pritet vetëm zyrtarizmi, por për herë të parë mund të ndodh që ndeshje e kampioantit spanjoll të luhet jashtë Spanjës.