Fernando Torres rikthehet te Atletico Madrid.
Ish-sulmuesi spanjoll dhe i Milanit e Chelsea ka vendosur të kthehet në shtëpi.
Torres i është besuar roli i trajnerit të ri të Juvenil A, i ngjashëm me atë të ekipit të të rinjve të Los Colcheoneros.
Torres, i cili sezonin e kaluar jetoi me disa skuadra “Rojiblancas” për të mësuar në lidhje me jetën e përditshme të stafit trainues dhe metodologjinë e klubit, bën kështu një hap të madh në formimin e tij.
“El Nino” e njeh mjaft mirë ambientin te skuadra kryeqytease, pasi ka luajtur me ekipin e parë që prej vitit 2001, duke realizuar edhe 129 gola.
© 2024 News Sport - Dev by Aplikacione.com.