James Rodriguez nuk do të jetë më në planet e Real Madrid. Sulmuesi i njohur është në kërkim të një klubi të ri dhe Atletico Madrid duket kandidat potencial për të marrë shërbimet e tij.
Sipas së përditshmes spanjolle “AS”, kolumbiani është më larg se kurrë. Zinedin Zidan s’e ka më në planet e tij, ndaj do të largohet nga “Santiago Bernabeu”. Për këtë ka folur edhe drejtori i Atleticos, Marin i cili është shprehur:
“Unë e di se trajneri ynë e pëlqen atë. Unë e di se James nuk dëshiron të vazhdojë te Real Madrid, por do të jenë disa peripeci dhe rrethana për t’u bërë kjo e mundur. Do të ishte mjaft mirë ta kemi me ne”, deklaroi Marin.