Atleti ekuadorian Alex Quinonez u qëllua për vdekje në qytetin port të Guayaquil në Ekuador të premte mbrëma. Quinonez, i cili ishte 32 vjeç, u bë një hero kombëtar në 2012 kur arriti në finalen e 200 metrave në Lojërat Olimpike të Londrës, duke përfunduar i shtati në një garë të fituar nga Usain Bolt.
Gazeta El Universo me bazë në Guayaquil raportoi se Quinonez u qëllua për vdekje në një rrugë në pjesën veriperëndimore të qytetit, rreth orës 21:20 të së premtes dhe se një tjetër person mbeti gjithashtu i vrarë. Presidenti i Ekuadorit, Guillermo Lasso u zotua në një deklaratë se vrasja “nuk do të mbetet e pandëshkuar”.
Vdekja e Quinonez u konfirmua gjithashtu nga Komiteti Olimpik i Ekuadorit në një deklaratë të shtunën. Ai tha se rrethanat e vdekjes së tij “ende nuk janë sqaruar”.Quinonez fitoi medaljen e bronztë në 200 m sprint në kampionatin botëror 2019 në Doha.