Sapo kanë përfunduar pesë takime të vlefshme për Serie A. Brescia ia doli të mposhtë Veronën e Kumbullës dhe Rrahmanit, me rezultatin 2-0. Triumf delikat edhe për Atalantën, me zikaltërit që u mjafton thjeshtë një gol. Kësisoj, diferenca me Interin ëshët vetëm 1 pikë.
Sampdoria i largohet zoëns së ftohtë, teksa i dha 3 ”shuplaka” Spalit. Barazim me gola ai mes Udineses dhe Genoan, me ekipet që shënuan nga dy herë. Parma u mposht në shtëpi nga Fiorentina, në një 90 minutësh tejet interesant.
Udinese 2-2 Genoa
Brescia 2-0 Verona
Parma 1-2 Fiorentina
Cagliari 0-1 Atalanta
Sampdoria 3-0 Spal