Atalanta e mbyll vitin 2018 me fitore shkatërrimtare ndaj Sassuolos me rezultatin 6-2 duke siguruar fitoren më të thellë të javës së fundit të vitit.
Skuadra nga Bergamo nuk e pati të vështirë të “shtypte” Sassuolon falë golave të Ilicic (3), Zapatas, Gomez dhe Mancinit.
Portieri i Kombëtares sonë Etrit Berisha luajti 90 minuta të plota, por e pati të pamundur të evitonte golat e Duncanit. Ndërsa Gjimshiti pati mundësinë të shijontë në fushë triumfin spektakolar teksa u aktivizua 8 minuta nga fundi i ndeshjes.
Ekipi nga Bergamo e përfundoi pjesën e parë të sezonit në vendin e shtatë, një pikë më pas se Sampdoria, e cila u mposht sot nga Juventusi duke i dhënë mundësinë skuadrës së Gasperinit të shpresojë të zërë një vend në Europa League. Kujtojnë që Atalanta barazoi me Juventusin 2-2 dhe rezultatet e fundit i japin shpresë për të marrë pjesë sërish në një kompeticion europian vitin e ardhshëm.