Sot në Serie A zhvillohen vetëm dy përballje, duke pasur parasysh që disa janë shtyrë për shkak të përhapjes së Coronavirusit. Në 15.00, Atalanta e Gjimshitit ka një transfertë që duket e lehtë në letër përball Lecces që ka 1001 halle. Trajneri Gasperini kërkon zonën Champions, me rivalët që janë të shumtë. Në 18.00, Roma udhëton në Cagliari për një ndeshje që vlen shumë.
Kryeqytetasit, pasi arritën kualifikimin në fazën tjetër të Europa League, sot kërkohet një tjetër hap pozitiv. Në krahun tjetër, ekipi nga Sardenja ka rënë ndjeshëm në nivel loje, duke u larguar nga zona europiane. Disa humbje rrjesht bënë që të ndryshonin panoramën e sezonit.