Atalanta do të luajë ditën e sotme për herë të parë në historinë e saj në Champions League. Skuadra zikaltre udhëton drej Zagrebit për t’u ndeshur me Dinamo Zagreb në takimin e parë të këtij edicioni. Trajneri Gasperini ka vendosur edhe për 11-shen titullare që do të hedh në fushë, por nuk përjashtohet që në momentet e fundit të ketë edhe ndryshime.
Ajo që bie në sy është se mbrojtësi i kombëtares Berat Gjimshiti nuk është preferuar në këtë takim dhe me shumë mundësi do ta nis ndeshjen nga stoli. Mbrojtësi shqiptar ka qenë një titullarët e padiskutueshëm të Atalantas, por këtë herë duket se nuk është zgjedhur nga trajneri.
ATALANTA (3-4-1-2) Gollini; Toloi, Palomino, Masiello; Hateboer, De Roon, Freuler, Gosens; Gomez, Ilicic, Zapata