Në Madrid duket se po zbulohen të gjitha kartat. Presidenti i Realit Florentino Perez duket se do t’i besojë sërish ish-futbollistëve dhe trajnerve të ekipeve zinxhir të skuadrës madrilene. Sipas “Diario Gol” Jose Maria Gutierrez, shkurt Guti do të marrë timonin e kampionëve të Europës. Pas refuzimeve të Pochettinos, Allegrit, Wengerit, Conte stoli do t’i ofrohet ish-mesfushorit të njohur madrilen.
Por bashkë me emërimin e tij do të nisë dhe një revolucion radikal brenda “Santiago Bernabeut”. Bërthama e ekipti do të pësojë rinovim.
Ronaldo, Marcelo, Modric, Bale, Navas dhe Benzema do të duhet të zgjedhin midis stolit dhe një skuadre të re, pasi mendohet se Guti në qëndrimet e tij po përpiqet të sjellë emra të ri që do t’i paraprijnë 13-herë kampionëve të Europës më cdo kompeticion.