Vllaznia arriti të merrte një pikë të artë në trasnfertën ndaj Bylisit me rezultatin 2-2. Një penallti në minutat e fundit solli irritimin e skuadrës shkodrane ndaj gjyqtarëve të ndeshjes aq sa edhe drejtori Suad Lici zbriti në fushën e lojës për t’u ankuar se penalltia nuk ishte. Futbollistët për një moment menduan të brakstisinin fushën e lojës dhe vetëm në momentin që arbitri Kuka anulloi penalltinë lojtarët e Vllaznisë vijuan lojën.
Statistikat deri në javën e 20-të tregojnë se Vllaznia është skuadra që ka marrë 3 penallti në favor dhe asnjë kundra, ç’ka tregon se shkodranët nuk janë penalizuar asnjëherë nga arbitri. Presioni ndaj gjyqtarëve është i vazhdueshëm nga Vllaznia pas çdo vendimi të tij dhe shifrat tregojnë se protestat e tyre nuk janë aspak të drejta.
Klima e krijuar nga klubi shkodran bën që çdo “bilbil” të druhet të gjykojë në Shkodër pasi presioni është mjaft i madh. Sfida e radhës është ndaj Tiranës në “Loro Boriçi” të premten në orën 18:00.