Luftëtari do të luajë ditën e nesërme sfidën e radhës në kampionat ndaj Laçit. Gjirokastritët pas humbjes në Shkodër vijnë në këtë takim me një tjetër trajner pas Çoçli është larguar. Ekipi do të drejtohet nga Neritan Novi që ka folur sot në media para ndeshjes ndaj Laçit.
“Luftëtarin e njoh shumë mirë pasi kam qenë këtu dhe e njoh shumë mirë. Nuk do të lejojë asnjë lojtarë të tallet me fanelën e Luftëtarit, do të bëjë disa ndryshime në formacion. çdo trajneri dëshiron ta fitojë ndeshjen e parë. Kjo është ndeshja e dytë e imja pas fitores ndaj Skënderbeut. Nuk kemi çfarë të humbin dhe presioni është te Laçi dhe të 3 rezultatet janë të pranueshme në fund të ndeshjes”, u shpreh Novi.