Gjelbrim Taipi është larguar nga skuadra e Grasshopers. Lajmi është bërë me dije nga vetë lojtari që përmes një postimi në rrjetet sociale shkruan se ka vendosur t’i japë fund aventurës së tij me këtë ekip duke i uruar fat në të ardhmen.
I afruar nga klubi zvicerian në merkaton e dimrit të vitit 2018-të, Taipi shkruan: “Dua të falënderoj të gjithë njerëzit në Grasshopers dhe të gjithë tifozët. Ishte një vit e gjysmë shumë intensiv, por mësova shumë dhe jam i sigurt se ekipi do të kthehet më i fort se më parë. Faleminderit dhe fat të mirë për të ardhmen”, përfundon ai.