Interi arriti të merrte një fitore të rëndëishme 0-2 në transfertë ndaj Crotones. Një fitore që i afron më shumë zikaltërit me titullin kampion pasi duhet vetëm një pikë për ta fituar matematikisht ose një ndalesë e Atalantës nesër ndaj Sassuolos.
Christian Eriksen ishte autori i goli të parë të ndeshjes së sotme, ndërsa asisti ishte i Romelu Lukaku. Me këtë asist, belgu shkon në kuotën e 10 asisteve këtë sezon dhe me 21 golat e shënuar vendos kështu rekord në Serie A. Sipas “Opta”, Lukaku është lojtari i parë që nga sezoni 2004-05 që shënon 21 gola e 10 asiste brenda një sezoni të vetëm.
20+10 – Romelu Lukaku è il primo giocatore capace di segnare almeno 20 gol e servire almeno 10 assist in una stagione di Serie A da quando Opta raccoglie questo dato (dal 2004/05). Poliedrico.#CrotoneInter pic.twitter.com/ledR7LGM57
— OptaPaolo (@OptaPaolo) May 1, 2021