Presidenti i Federatës Shqiptare të Mundjes, Martin Biba është i ftuar në Pressing te ABC News. Biba flet për zhvillimet e fundit në KOKSH. Ai pohon se Asmableja e së dielës ishte e paligjshme, ndërsa pohoi se ka probleme me transparencën.
“Unë kam fituar të gjitha betejat. Këto janë përgjegjësi të forta. Kush mendon se do ia hedhë me intriga nuk do ia dalë, duhet transparencë. Në procedura shihet problem i madh. Aty ku nuk lejohen mediet, ka tejet problemet.
Asambleja ishte e jashtëligjshme. Nuk kishte asnjë përfaqësues të ministrisë, as nga jashtë, as unë nuk u lashë prej protokolleve. Terr informativ, ishte pa media. Unë filmova nga jashtë dhe e transmetova. Në errësirë mund të aludojë kushdo, unë e bëj edhe zyrtarisht si kandidat për president” – tha Biba.