Sulmuesi i njohur i Manchester United Alexis Sanchez po përgatitet për të mbyllur pas 4 vitesh eksperiencë në Angli. Kiliani 30-vjeçar nuk figuron lojtar i rëndësishëm as për teknikun e ri të “Djajve të Kuq” Ole Gunnar Solskjaer.
Në këto rrethana duke parë rivalitetin e ashpër në repartin ofensiv me Romelu Lukakun dhe Marcus Rashford, Sanchez ka në dorë ofertat e dy ekipeve të njohura spanjolle Atletico Madridit dhe Valencias.
Nëse golashënuesi më i mirë në historinë e kombëtares së Kilit firmos mes “lakuriqëve të natës” dhe bardhekuqve, ky do ishte kapitulli i tij i dytë në Spanjë pasi ka luajtur me Barcelonën në vitet 2011-2014 duke fituar kampionatin spanjoll, Kupën e Mbretit, Superkupën e Spanjës, Superkupën e Europës dhe Botërorin e Klubeve.