Pak orë më parë Juventus shkarkoi nga posti i trajnerit Mauricio Sarrin. Largimi erdhi menjëherë pas eleminimit të parakohshëm në Champions League, teksa Lyon triumfoi falë golit në fushë kundërshtare (2-2 rezultati i përgjithshëm).
Emrat për zëvëndësuesin e Sarrit janë të shumtë, teksa spikasin Inzaghi i Lazios dhe Mauricio Pochetino. Gjithsesi, mediat italiane pohojnë se nëj pistë e nxehtë është edhe Max Allegri. Allegri është një ”dashuri” e vjetër, që do ”bënte punë” në Torino.