Inaugurimi i “Air Albania Stadium” mori jehonë përtej kufinjve shqiptarë. Një impiant i tejmbushur priti ndeshjen e Kombëtares kundër Francës, e mbyllur me rezultatin 0-2. Atmosfera ishte spektakolare, ndërsa tifozët kishin mbërritur orë përpara për të ndjekur nga afër këtë sfidë.
Megjithatë pas ndeshjes, “vesi” i mbështetësve shqiptarë nuk është larguar. Ashtu si edhe në stadiumet e tjera të vendit, ka pasur stola të thyer. Në një stadium ku janë investuar miliona euro, jemi ne vetë që “kontribuojmë” për ta shkatërruar. E turpshme!