Apolonia ishte një nga ekipet që së bashku me Bylisin ranë në Kategoria Superiore këtë sezon. Skuadra fierak do të luajë në Kategorinë e Parë sezonin e ri, ndërsa kanë ngelur pa trajner. Kammarata nuk i ka kthyer ende një përgjigje drejtuesve nëse do të rikthehet sërish në Fier e për këtë arsye klubi ka nisur nga puna për gjetjen e trajnerit të ri.
I pari që ishte kontaktuar nga drejtuesit ishte Artan Mërgjyshi, por 53-vjeçari ka refuzuar duke mos pranuar këtë ofertë. Duke parë këtë situatë, Apolonia ka kthyer sytë nga ish-trajneri i Bylisit, Dovedan. 67-vjeçari e mbylli me Bylisin pas 3 sezonesh, por mund të qendrojë sërish në Shqipëri e këtë herë te skuadra e Apolonisë. Në rast se nuk gjendet një akord me Dovedan, fierakët do të tentojnë firmën me Eqerem Memushajn ose Rade Milic që gjithashtu janë në listën e drejtuesve të klubit.