Mesut Ozil do të rinovojë me Arsenalin deri në 2021. Sipas “Mirror”, fantazisti gjerman do të qëndrojë te “topçinjtë” duke hedhur poshtë zërat për një largim të tij në merkaton e verës.
Drejtuesit e klubit anglez kërkojnë të “blindojnë” Ozil, ndërsa janë gati t’i ofrojnë një pagë “faraonike”, 160 mijë paund në javë. Mesfushori gjerman vazhdon të shkëlqejë me Arsenalin dhe trajneri Venger pritet të ulë në tryezën e bisedimeve Ozil për t’i parashtruar detajet e kontratës së re.