Granit Xhaka përzgjidhet si lojtari i ndeshjes në finalen e Superkupës së Anglisë mes Arsenalit dhe Chelsea.
Arsenali fitoi pas gjuajtjeve të penalltive me rezulatatin 4-1, pasi koha e rregullt përfundoi në barazim 1-1.
Xhaka ishte njeriu asis në këtë sfidë, ndërsa pas takimit u shpreh: “Kemi bërë ndeshje shumë të mira gjatë kësaj periudhe përgatitjesh. Një gjë e tillë u pa edhe sot. Ishte hapi i parë për sezonin e ri dhe jam i lumtur që fituam Superkupën. Shpresojmë që ta nisim mbarë edhe Premier League-n”.
https://www.youtube.com/watch?v=nSVVHdL-h7k