Arsenali arriti sonte një fitore të madhe drejt sigurimit të finales së Europa League duke mposhtur bindshëm Valencian në aktin e parë të gjysmëfinales. Në fushë u aktivizuan dy futbollistët shqiptarë mbrojtësi Shkodran Mustafi dhe mesfushori Granit Xhaka. Futbollisti i Gjermanisë u vlerësua pozitivisht për paraqitjen duke ndryshuar totalisht pamje pas serisë së paraqitjeve zhgënjyese këtë sezon me “Topçinjtë”, ndërsa ylli i Zvicrës u kritikua ashpër për 20 minutat e para të lojës dhe gabimet në mbrojtje, por u duartrokit për krosimet dhe asistin e golit të dytë të Alexandre Lacazette.
Vlerësimet dhe notat për lojtarët i dha media britanike “Mirror”.
“Shkodran Mustafi (nota 7): Mbrojti me të vërtetë mirë, krejtësisht ndryshe nga daljet në mesfushë dhe faullat idiotë. Bëri disa ndërhyrje interesante, bllokoi krosimet dhe rrallëherë humbi ndonjë dyluftim. Pasimet e tij janë të dobëta. Por, në krahasim me paraqitjet e këtij sezoni, është përmirësuar dukshëm.
Granit Xhaka (nota 6.5): Ishte lojtari më i dobët në fushë në 20 minutat e para. Mbuloi dobët në pësimin e golit dhe u çorientua nga kombinimet inteligjente të Valencias në mesfushë dhe gaboi në pasimet me top. Por, pas një fillimi të tmerrshëm, u përmirësua dukshëm. Dhuroi dy krosimet të jashtëzakonshme, njëri prej të cilëve u kthye në gol dhe dukej më mirë në ruajtjen e topit në pjesën e dytë. Vlerësim mesatar për një paraqitje mesatare”.
© 2024 News Sport - Dev by Aplikacione.com.