Edhe pse është larg, Arsenal po mendon që tani për merkaton. Klubi londinez kërkon shërbimet e Carlos Soler, mesfushorit të Valencias. Këta të fundit duan jo pak po 36 milionë paund, shifër kjo që është e lartë në krahasin me potencialin ekonomik të Arsenal. Giithsesi, fillimisht duhet shitur një lojtar i madh që të krijohen paratë e nevojshme.
Mesfusha mbetet problematike dhe Arteta e di mirë këtë gjë. Për Soler interesim ka shfaqur edhe Manchester United, me “djajtë e kuq” që nuk janë aq të fiksuar sa londinezët. Trajneri Arteta i ka kërkuar drejtuesve blerjen e lojtarit të Valencias, madje me çdo kusht. Kujtojmë që Soler ka pak muaj që ka zgjatur marrëveshjen me klubin spanjoll deri në vitin 2023. Kjo i komplikon gjërat por nuk i bën të pamundura. Carlos Soler te Arsenal? Ndoshta.