Ish-futbollisti i Flamurtarit Ylli Hoxha reagoi në llogarinë e tij në “Instagram” për fitoren e dy trofeve këtë sezon në Kosovë: kampionat dhe kupë me Feronikelin brenda 5 ditëve.
Ai falenderoi tifozët, klubin dhe fansat e tij që i besuan këtë sezon të paharrueshëm.
“Sot, me dy trofe, mbas shumë kilometrave të vrapuar, shumë djersitjeve, mundit, sakrificës dua të falenderoj secilin që qëndroi afër meje e më besoi.
Faleminderit kryesisë, stafit teknik dhe lojtarëve të KF Feronikeli për përkrahjen e rrugëtimin bashkë!
Faleminderit ‘Tigrat e Zi’ për mbështetjen e motivimin! Faleminderit familjes e shoqërisë! Faleminderit Fron që je inspirimi im në secilin hap!
Me respekt Yll Hoxha!”, shkruan ish-futbollisti i Flamurtarit dhe Kukësit.
© 2024 News Sport - Dev by Aplikacione.com.