RB Leipzig ka arritur marrëveshjen me Chelsea-n për të nënshkruar me Timo Werner. Sulmuesi do rikthehet kështu në Bundesligën gjermane te Leipzig që ia shiti më parë kartonin te Chelsea. Ky është lajmi i fundit që vjen.
Mund të shihet si favor për Armando Brojën, që tashmë e ka të sigurt grumbullimin. Në anën tjetër duhet të fitojë përballë konkurrencës së sulmuesve të tjerë.
Timo Werner e mori këtë vendim, për shkak të minutave të pakta që kishte me londinezët. Dhe pse pritej të shpërthente, gjermani nuk ia doli të lejë gjurmë, ndërsa gjërat mund të ndryshojnë me rikthimin në Gjermani.