Juventusi po mendon që tani për merkaton e verës. Drejtuesit e klubit bardhezi kanë ”piketuar” mbrojtësin e majtë Alex Telles nga Porto. Sipas “Don Balon”, Juventusi ka arritur akordin me Porton për firmën e mbrojtësit portugez.
Ish-lojtari i Interit ka biseduar me Ronaldon dhe është bindur nga ky i fundit për t’u transferuar në Torino sezonin e ardhshëm. Kartoni i tij do t’i kushtojë Juventusit 25 milionë euro e që nga sezonin e ardhshëm do të jetë pjesë e klubit bardhezi.
Telles ka një të kaluar në Itali pasi ka qenë pjesëe Interit disa sezone më parë, por zikaltërit nuk e shfrytëzuan të drejtën e blerjes duke e lënë të rikthehet në Turqi te Gallatasarai. Pas Kulusevskit, Telles pritet të jetë goditja e dytë për sezonin e ri.