Giorgio Chiellini e mbylli me Juventusin pas 17 vitesh. Tanimë Zonja është duke kërkuar për një zëvendës të mëngjarashit, me emrin më konkret që gjendet në kryeqytet.
Mediet në Itali bëjnë me dije se Juve ka gjetur akordin me Lazion për mbrojtësin Acerbi, i cili do vijë në Torino duke u shkëmbyer me Rugani. Marrëveshja duket se është gjetur të dielën e shkuar, me skuadrat që u përballën në Allianz Stadium.
Duket se edhe Allegri me Sarrin kanë dhënë dakordësinë për këtë lëvizje, me Juven që do afronte në ekip mbrojtësin e Italisë.