Këtë fundjavë do të luhet një ndeshje shumë interesante sikurse është ajo mes Prishtinës dhe Dritës, që ka rëndësinë e një ‘derbi’.
Megjithatë tifozët e Dritës nuk do të udhëtojnë drejt kryeqytetit kosovar për të ndjekur nga afër këtë sfidë, sepse, sikurse raporton ‘Gazeta Olle’ shkak është bërë arrestimi i disa tifozëve të kampionëve të Ditës. Takimi mes këtyre dy ekipeve do të luhet ditën e dielë.
Deri më tani në 16 ndeshje të luajtura, Prishtina renditet në vendin e parë me 37 pikë, kurse Drita në vendin e 5-të me 23 pikë.