Në emisionin “Rubrika Sportive” të RTSH Sport, analisti sportiv Fatjon Shehu ka folur për arrestimin e trajnerit të Kombëtares së Femrave Armir Grima, i cili akuzohet për trukim të ndeshjes Vllaznia B-Tërbuni, deklaroi se problem më i madh nuk është rasti në fjalë, por i gjithë realiteti famëkeq i trukimit të ndeshjeve në futbollin shqiptar.
“Arrestimi ka indicie për akuzën. Është qesharake që trukimet e futbollit bëhen në ndeshjen Vllaznia B-Tërbuni. Kanë ndodhur gjëra edhe më të rënda. Duhet të kemi seriozitet. Të ketë hetim rigoroz. Nëse hetohet për trukim, kjo është më e rëndë”, u shpreh Shehu.