Sot do të luhen ndeshjet e radhës të vlefshme për çerekfinalet e Europa League. Plot katër takime që do të startojnë në orën 21:00, ndërsa me interes pritet përballja e Ajax kundër Romës. Pikërisht këtë sfidë Radio Televizioni Publik Shqiptar ka zgjedhur ta transmetojë për të gjithë sportdashësit.
Prej orës 21:00, kushdo që ka dëshirë të ndjekë ndeshjen mund ta shohë në kanalin e dedikuar të RTSH Sport. Kujtojmë që po ditën e sotme do të luhen takimet Arsenal – Slavia e Pragës, Dinamo Zagreb – Villrreal dhe Granada – Manchester United.