Pas seancës së parë stërvitore me Vllazninë, trajneri Armando Cungu ka ngritur shqetësimin e lojtarëve që i mungojnë skuadrës së tij, pasi grupi ka qenë i cunguar. Ai ka shprehur besimin se do të bëhet diçka pozitive në vazhdim, por ka përmendur edhe një fakt shumë interesant, që ka të bëjë me shifrat astronomike të kërkuara nga lojtarë të ndryshëm, vendës dhe të huaj, të cilët klubi shkodran i ka kontaktuar për t’i marrë në ekip. “Janë shifra të palogjikshme që kërkojnë disa lojtarë dhe të paimagjinueshme. Nuk e di, por para se të kërkosh shifra të tilla duhet të shihesh një herë në pasqyrë. A jam unë aq i vlefshëm për të kërkuar këtë shifër? Nuk është nevoja të përmend emra, nuk ka rëndësi, por realisht është një porblem shumë i madh”, – ka theksuar trajneri i Vllaznisë pas stërvitjes së parë, siç bën me dije “Sport Ekspres”. Trajneri Cungu ka thënë pak ditë më parë edhe batutën e lojtarëve me “youtube” apo me telefon.
© 2024 News Sport - Dev by Aplikacione.com.