Situtata në kampin shkodran tashmë nuk është e qetë. Pas largimit nga skuadra të Elis Bakajt, së fundmi është mësuar se edhe Endri Vrapi nuk dëshiron të jetë në fushë kundër Tiranës. Hallet për Armando Cungun nuk paskan të sosur, i cili tashmë duhet të mirëmendojë 11-shen titullare për përballjen kundër bardhebluve. Tifozët kanë kërkuar rikthimin e Cicmil, por ende nuk ka asgjë zyrtare.
Për këtë newsport.al u mundua të kontaktojë qendërmbrojtësin malazez, i cili nuk dëshiroi të japë një prononcim të gjatë pasi theksoi që është ende nën kontratë me klubin shkodran dhe dëshiron ta respektojë atë deri në fund. Kështu që u shpreh shkurt: “Më vjen keq për çdo gjë, por nuk më lejohet të flas pasi jam ende nën kontratë”, përfundoi shtatlarti.