Armando Broja po shkëlqen këtë sezon me Southampton. I huazuar nga Chelsea, shqiptari ka shënuar pesë gola në Premier League me Shenjtorët, teksa dëshira e këtyrë të fundit është për ta blerë përfundimisht nga Chelsea.
Në garë për shërbimet e 20 vjeçarit të kombëtares kuqezi është futur edhe West Ham. Skuadra e David Moyes e kërkon lojtarin në verë, teksa janë të gatshëm të paguajnë shumën e kërkuar për të.
Mediet në Angli bëjnë me dije se shefi i rekrutimit të West Ham, Rob Newman ka marrë përsipër vetë situatën për negociata me Chelsea, teksa edhe Southampton kërkon ta blejë përfundmisht shqiptarin.
Kontratë deri në 2026 ka Broja me Chelsea, me Tuchel që kërkon mos privohet nga pronësia e lojtarit, që po shkëlqen në Premier League dhe në verë do kthehet te klubi mëmë.