Chelsea do të përballet me Liverpool në orën 20:45. Trajneri i Bluve të Londrës ka grumbulluar edhe Armando Brojën, që luan me Kombëtaren shqiptare të 21 vjeçarëve. Djaloshi ka surprizuar këtë sezon, teksa është një ndër lojtarët më të mirë të të rinjve të Chelseas.
Frank Lampard e ka grumbulluar 18 vjeçarin për ndeshjen e Kupës së Anglisë, por e ka lënë në tribunë. Edhe pse jashtë 18 lojtarëve, kjo është një nisje e mirë për Brojën, që tanimë është në qendër të vëmendjes edhe nga ekip i parë. Sinjalet e para janë dhënë, me Brojën që ka shënuar këtë sezon 18 gola.