Armando Broja vazhdon të jetë tema e merkatos për disa skuadra në Premier League. Sulmuesi i Chelsea është huazuar këtë sezon te Southampton dhe deri më tani ka shkëlqyer duke shënuar 7 gola në 21 ndeshje, kampionat dhe Kupë. Ditën e sotme është raportuar se Southampton ka ofruar 30 milionë euro për ta blerë përfundimsiht, ndërsa tani në skenë ka dalë edhe një tjeër ekip.
“Tuttomercatoëeb” bën me dije se Newcastle që është në pronësi të sheikëve ka ofruar 40 milionë euro për të marrë shërbimet e sulmuesi kuqezi. Broja është vendosur në “ankand” me ekipet që ofrojnë shifra të larta për ta blerë, ndërsa fjalën e fundit do ta thotë Chelsea që për momentin nuk ka pranuar asgjë, por kërkon që lojtari të mbyll sezonin me Southampton e më pas të marrin vendimin përfundimtar.