Armando Broja ishte titullar dje në fitoren 2-1 të Vitesses ndaj AZ Alkmaar. Sulmuesi kuqezi luajti 74 minuta, teksa doli nga fusha duke çaluar. Zëvendësim i detyruar për djaloshin që është në pronësi të Chelsea, ndërsa pritet që gjendja e tij të sqarohet orët në vijim.
Kombëtarja shqiptare luan ndeshjet kualifikuese për Botërorin 2022 në fund të marsit, ndërsa dalja nga fusha duke çaluar e Brojës ka bërë që trajneri i kuqezinjve Edi Reja të bëhet me “dhimbje koke”. Forma e mirë e lojtarit në Hollandë dhe golat e tij, kanë bërë që sulmuesi të jetë preferencë e italianit të Kombëtares për formacionin.