Aktori i mirënjohur shqiptar Arben Derhemi i është nënshtruar një ndërhyrjeje kirurgjikale, ndërsa Presidenti i FSHF-së, Armand Duka i ka dhënë mesazhin e tij mbështetës. Duka uron për një rikthim të shpejtë në skenë, pasi arti dhe skena kanë nevojë për një aktor si ai. Nuk mungon as një “ftesë” për në stadium, si mik dhe bashkëpunëtor i FSHF-së.
Gjithashtu kreu i FSHF-së i thotë aktorit se e pret edhe në stadium, si dashamirës dhe si bashkëpunëtor i institucionit që ai drejton. E menjëhershme ka qenë edhe përgjigjia e aktorit që i shkruan falenderimet e tij Dukës për intersimin. “President Armando. Të falenderoj shumë për interesimin dhe fjalët e ngrohta”, duke treguar se gjendja e tij është stabilizuar. Ndërkohë që të shumta kanë qenë mesazhet mbështetëse për aktorin Arben Derhemi.