Shqipëria u godit nga një tërmet i fuqishëm orët e para të të martës, duke shënuar 51 viktima, më shumë se 900 të lënduar dhe shumë familje në qiell të hapur. Për të ndihmuar të gjithë njerëzit e prekur nga kjo fatkeqësi natyrore, organizata joftimprurëse, individë me influencë dhe vetë qeveria shqiptare kanë marrë nisma për të ndihmuar të banorët e prekur.
Nismës së qeverisë, iu bashkua dhe presidenti i FSHF-së, Armand Duka, I cili I ftuar në ceremoninë e UEFA-së për shortin e EURO 2020, ka ftuar të gjithë personalitetet për të ndihmuar Shqipërinë në këtë ngjarje tragjike.
Pas shpërndarjes nga FSHF të adresës se ku mund të dhurojnë donacionet e tyre, linkun e saj e ka shpërndarë vetë UEFA, si dhe legjenda e Portugalisë, Luis FIGO. Një gje pozitive për nismën duke marr parasysh popullaritetin dhe ndjekjen e madhe nga fansat që kanë si faqja zyrtare e UEFA-së dhe Luis Figo.