Ka përfunduar shitja e biletave për ndeshjen Shqipëri – Francë që do të luhet në datën 17 nëntor, në stadiumin “Arena Kombëtare”. Federata Shqiptare e Futbollit ka njoftuar se janë shitur 22 mijë bileta, aq sa është kapaciteti i impiantit të ri kombëtar. Edhe pse jemi më pak se një javë larg sfidës me “Gjelat”, interesi i sportdashësve ka qenë shumë i lartë.
Inaugurimi i stadiumit të ri dhe ardhja e kampionëve të botës në Tiranës, ka nxitur shqiptarët të rezervojnë një biletë për takimin e vlefshëm për Euro 2020. Ndërkohë, sa i përket ndeshjes me Andorën që do të luhet në 14 nëntor, bëhet me dije që interesi ka qenë i pakët ku janë shitur vetëm 2 mijë bileta.