Arena Kombëtare do të jetë gati më datë 9 nëntor. Gazetari i njohur, Defrim Methasani ka zbuluar datën se kur do të përfundojnë punimet në impiantin më të ri sportiv në vend.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, ai tregon se numri i ulëseve është 22 mijë e 500, ku veçon tribunën VIP që do të ketë plot 5 mijë vend.
“Mora emocionet e para sot pasdite, në ambjentet e tempullit të futbollit shqiptar, “Arena Kombëtare”. Drejtuesi i punimeve më tha që stadiumi do të jetë gati më 9 nëntor, sepse duhet një test paraprak për ndeshjen me Francën më 17 nëntor. Po bëhej gati tribuna VIP me 5 mijë vende dhe numuri total i vendeve të ulura shkon në 22 mijë e 500. Janë 700 njerëz që po punojnë për të qënë korrekt me mbylljen e punimeve. Për korrektesë zbulova faktin që katër anët e stadiumit do të jenë me vende të ulura”, shkruan ai në rrjetet sociale.
Kujtojmë që punimet për “Arenën Kombëtare” kanë nisur prej vitit 2016-të dhe më në fund gjithçka duket gati për të pritur një ndeshje kombëtare apo ndërkombëtare.