Te Tirana situata duket premtuese përsa i përket pjesës së dëmtimeve. I vetmi që është në dyshim përpara derbit me Partizanin duket të jetë Idriz Batha. Mesfushori që më herët ka mbajtur veshur fanellën e kuqe, duke qënë edhe kapiten te të kuqtë po kalon një dëmtim.
Stafi mjeksor i bardhebluve shprehet optimist për gjendjen e gjirokastritit. Batha në seancën e fundit ka kryer stërvitje të diferencuar duke qënë në garë me kohën për një fanellë titullari në ndeshjen e fundjavës. Pritet të shihet nëse numri një i stolit bardheblu do të jetë në gjendje të zgjedhë i qetë, në ndeshjen me Partizanin.