Tirana do të luaj nesër në orën 17:00 ndaj Laçit, në kuadër të javës së tetë të Superligës. Ndeshja e “Selman Stërmasi-t” do të jetë e heshtur, pasi Tirana është e pezullar të luajë pa tifozë. Laçi shihet si një kundërshat i fortë, që gjithmonë ka ditur t’i hapë probleme bardhebluve. Së fundmi, në stolin e kurbinasve është ulur Armando Cungu, që kërkon pikë në debutim ndaj 24 herë kampionëve.
Ardian Mema pa t’i lëkundeshin pozitat pas tre ndeshjeve pa fitore, andaj sfida e nesërme do të jetë vendimtare për bardheblutë. Tekniku kryeqytetas ka disa dilema për formacionin, teksa e reja e njëmbëdhjetëshes mund të jetë Karabeci. Kapiteni ka vuajtur një dëmtim dhe pritet të kthehet në gjendje optimale për javët e ardhshme. Ai mund të zërë një vend titullari që nesër. Nga e majta e mbrojtjes kthehet Hoxhallari, i pezulluar për ndeshjen e fundit ndaj Flamurtarit. Majtashi u dënua, duke u dërguar me ekipin B. Balotazh ka mes Dokës dhe Vangjelit për krahun e djathtë të mbrojtjes. Edhe sulmi do të ndryshojë. Titullar pritet të jetë Dunga , që kthehet si titullar pas një periudhe të gjatë.