Partizani do të udhëtojë drejt Laçit, aty ku sot në orën 14:00 do të ndeshet në kuadër të javës së 22 të Kategorisë Superiore. Trajneri italian i kampionëve në fuqi ka arsye për të buzëqeshur, pasi ndryshe nga ndeshjet e kaluara e ka të gjithë grupin e lojtarëve në dispozicion. Në konferencën e djeshme për shtyp, Adolfo Sormani e pranoi se do ketë më shumë mundësi zgjedhje, ndaj pret që nga Laçi të dalë me pikë të plota.
Për “Demat” rikthehet edhe Boldor, që u dëmtua në ndeshjen e mesjavës për Kupë. Pritet që trajneri të hedhë në fushë formacionin fitues të ndeshjeve të kalauar në Superligë, megjithatë pritet ndonjë ndryshim mes titullarëve. Të kuqtë janë stërvitur dje pasdite, duke i dhënë dorën e fundit formacionit dhe ideve për Laçin, që gjatë këtij sezoni kanë baraspeshë totale. Në këtë duel, do të arbitrojë ndërkombëtari Juxhin Xhaja.
Formacioni i mundshëm anti-Laçi:
Partizani: Hoxha, Kërçiku, Bitri, Belica, Trashi, Melo, Telushi, Broja, Çinari, Bardhi, Solomon